Bllokohet furnizimi me naftë, Maqedonia e Veriut në gjendje krize energjetike

Kompania i’a atribuoi ndërprerjet bllokadave të vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndikuar në furnizimin me burime kryesore të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike.

ESM tha se deklarata e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar mjaftueshëm energji derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet ESM që përdorin linjit dhe naftë.

Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së krizës, sipas shërbimit informativ të qeverisë bullgare.

Oferta u komunikua gjatë një telefonate midis Ministrit të Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, sipas raportimeve.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button