115 anëtarë të Shtetit Islamik-ISIS, u arrestuan nga autoritetet turke.
Ata dyshohen se kishin planifikuar sulme në prag të festave të fundvitit.
Siç raporton BBC, operacioni u zhvillua në Stamboll ku u bastisen 124 lokacione dhe arrestoi shumicën e personave të kërkuar nga 137 sa janë gjithsej.
Sipas prokurorisë, sulmet ishin synuar kryesisht ndaj jomuslimanëve gjatë festimeve.
Organet e sigurisë thonë se veprimi në fjalë ishte pjesë e masave parandaluese për të mbrojtur qytetarët dhe festat e fundvitit.



