Rrahje e rëndë në “Zone Club” në Prishtinë

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, konkretisht në hapësirat e Zone Club, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas informacioneve rreth orës 03:00, Policia ka pranuar njoftim për një mosmarrëveshje mes disa personave.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur A.H rreth 26-vjeçar, i cili ishte i gjakosur në duar dhe trup.

Ai ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas testimit me alkool ka rezultuar se e kishte konsumuar, ndërsa pas stabilizimit të gjendjes, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Në oborrin e lokalit janë hasur edhe A.G, rreth 22-vjeçar dhe E.A, rreth 26-vjeçar, të cilët kishin lëndime trupore, si dhe V.K, rreth 24-vjeçar, shtetas i Danimarkës, i cili nuk kishte lëndime.

Të tre kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar si të dyshuar, duke pranuar se kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Policia njofton se rasti është nën hetim, dhe ende nuk dihen arsyjet e këtij sulmi fizik.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button