Një rrahje dyshohet të ketë ndodhur në një lokal në qendër të Podujevës

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. Dyshohet se disa persona janë rrahur ndërmjet vete në një lokal.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur pasi disa klientë sulmuan fizikisht pronarin e lokalit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.

Për detaje tjera TandemPress do të ju mbajë të informuar në kohë reale.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button