Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shtime

Mëngjesin e së premtes një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Godancë i Poshtëm në Shtime.

Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka njoftuar se nuk e di arsyen pse është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, teksa rasti po hetohet nga Policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button