Policia informon për rastet dhunës në familje, personat e përfshirë arrestohen

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar të premten në Prishtinë dhe Gjakovë, ku gjithsej pesë persona janë arrestuar, ndërsa disa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në Prishtinë, rasti dyshohet se ka ndodhur me 20.12.2025, por arrestimet janë kryer të shtunën.

“Me 27.12.2025 janë arrestuar dy të dyshuar m/k, nën dyshimin se, i dyshuar djali me datën e cekur, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k-motrës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor është vendosur në strehimore.

Rasti i dytë është raportuar në Gjakovë, më 27.12.2025, rreth orës 17:30, ku Policia ka arrestuar tre persona për dhunë në familje.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike gjatë një përleshjeje mes familjarëve.

Si pasojë, dy viktima femra kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button