
Përderisa gjatë fushatës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shfaqi pamje të sallave të mbushura me mërgimtarë në Zvicër, rezultatet e para zyrtare nga terreni tregojnë një realitet krejtësisht tjetër.
Më 14 dhjetor, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte publikuar fotografi nga një tubim në Grenchen të Zvicrës, ku shihej një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish.
“Të fala nga mërgata e Lidhjes. Zvicër Grenchen, ju faleminderit”, shkruante Abdixhiku, teksa në fotografi numëroheshin sigurt shumë më tepër se 33 njerëz.



