Prizren: Vdes një person pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, rasti nën hetime

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore më 12.01.2026 në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimës i ishte përkeqësuar gjendja dhe është dërguar në emergjencën e Prizrenit, ku më pas nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e viktimës.
“Lidhur me këtë rast PK njofton se, rasti është nën hetime ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.



