Gjendja e rëndë e rrugëve në fshatrat e Podujevës – Banorët ankohen se nuk ka dal t’i pastrojë askush, komuna e Bulliqit pa përgjigje

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përkeqësuar gjendjen e rrugëve në disa fshatra të Podujevës, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm. Banorët ankohen se rrugët nuk janë pastruar dhe se mungon ndërhyrja e komunës. Ndërkohë, nuk dihet se cila kompani është përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Nga kjo komunë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Gazeta Insajderi
Rrugët në disa fshatra të Komunës së Podujevës vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë si pasojë e borës dhe akullit, ndërkohë që qytetarët ankohen se askush nuk ka dalë për pastrimin e tyre.
Banorë nga fshatra si Gllamnik, Sveçël, Buriqë, Llapashticë, Konushefc, por edhe zona të tjera, thonë se qarkullimi me vetura është bërë jashtëzakonisht i vështirë, duke mbetur shpesh të bllokuar në akull, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
“Rruga është komplet e mbuluar me akull, veturat nuk mund të kalojnë dhe rreziku për aksidente është i madh. Askush nuk ka ardhur për ta pastruar,” kanë deklaruar disa banorë.
Gjendja në një rrugë në fshatin Llapashtic. Pamjet janë publikuar nga Xhemajl Hasani, ku pretendohet se nje banor është detyruar ta hap rrugën me traktor në mungesë të kompanive nga komuna.Një faqe lokale ka publikuar pamje nga fshati Sveqël i kësaj komune, ku ishte shkaktuar edhe aksident si shkak i rrugëve me akull.
Një faqe lokale ka publikuar pamje nga fshati Sveqël i kësaj komune, ku ishte shkaktuar edhe aksident si shkak i rrugëve me akull.
Sipas tyre gjendja vetëm po përkeqësohet dhe kalimi me vetura është vështirësuar..





