
Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë.
Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë, ndërsa Policia e Kosovës per 24 orët e fundit ka evidentuar këto raste të dhunës në familje në këto qytete të Kosovës.
Prishtinë/17.01.2026-Dyshohet se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gllogoc /17.01.2026-Dyshohet se pas një mosmarrëveshje nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilin kanë bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë /17.01.2026 Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pasi nuk kishte lëndime ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec /17.01.2026 Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar (babë e djalë) njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit, janë sulmuar mes veti – nuk kanë pësuar lëndime të dukshme trupore. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj/ 17.01.2026 Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.



