Ballina

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Lipjan dhe një në Shtime. Një rast është raportuar një ditë para në Komunën e Malishevës.

Përveç rastit në Prishtinë i ndodhur rreth orës 22:00 ku të dyshuarit ndodhen në arrati, në rastet tjera të dyshuarit sipas nevojës janë dërguar në mbajtje dhe disa janë liruar në procedurë të rregullt.

Raportet e plota:

Prishtinë / 28.05.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.05.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari kosovar ka dashur ta largojë me dhunë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.05.2024 – 06:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 28.05.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike dy të dyshuarit kosovarë. Viktima pas trajtimit mjekësor me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Të dyshuarit ndodhen në arrati. Rasti nën hetime.

Shtime / 28.05.2024 – 16:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se pas një fjalosje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 27.05.2024 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button