Prishtinë: Nxënësi i mitur shkoi me thikë në klasë, reagimi i menjehershëm i shkolles shmangu incidentin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, më 22.01.2026, në një shkollë të Prishtinës. Rastin e ka konfirmuar drejtoria e shkollës, edhe policia po e trajton rastin si armëmbajtje pa leje, dhe kanosje.
Nga drejtoria bëhet e ditur se gjatë pushimit nxënësi dyshohet se kishte shkuar në shtëpi, dhe më pas ishte kthyer në shkolle me një mjet të mprehtë (thikë)
“Nga informatat është verifikuar se nxënësi, i dyshuar ishte në një klasë me nxënësin i cili mendohet se ai kishte synim për ta lënduar”, shkruhet në përgjigjje.
Ndërsa lidhur me ketë rast nga policia thuhet se hetimet do të vazhdojnë.



