Ferizaj: Dy arrestime – një për vjedhje, tjetri kapet me armë

Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj ndaloi dy persona me urdhërarrest aktiv.

Q.R (26 vjeç) do të vuajë 20 ditë burg për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Y.C (24 vjeç) është ndaluar për 48 orë lidhur me veprën penale “Vjedhja”.

“Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se të dy personat ishin me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Personi Q. R (26 vjeç) ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Ndërkohë, personi Y.C (24 vjeç) ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button