Arrestohet një i dyshuar për vjedhjen e një kamioni në Pejë

Një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së martës në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku një qytetari mashkull kosovar i është vjedhur kamioni me targa vendore nga persona të panjohur.

I dyshuari është intervistuar nga autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, kamioni i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

“Është raportuar se viktimës mashkull kosovar nga person/a të panjohur i është vjedhur kamioni me targa vendore. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse kamioni i është kthyer pronarit”, thuhet në raport.

Artikuj të tjerë

Back to top button