Një i lënduar nga aksidenti mes një motoçiklete dhe veture në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë.

Për Klankosova.tv rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Prishtinës, Enis Pllana.

Ai deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit.

“Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana.

Artikuj të tjerë

Back to top button