Kjo është gjendja shëndetësore e 16 vjeçarit, që e zuri muri në Han të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka konfirmuar se i riu i cili u përfshi në incidentin e sotëm është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Ballazhit, gjendja shëndetësore e të riut është e mirë, ndërsa ai ka pësuar vetëm një lëndim të lehtë.

Viktima është nisur drejt QKUK-së, për trajtim.

Autoritetet përkatëse po vazhdojnë trajtimin e rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button