Instituti GAP publikon të dhënat për premtimet e kryetarit të Komunës së Pejës, fokus fusha e arsimit, dhe infrastruktura

Instituti GAP ka publikuar të dhënat për premtimet e dhëna nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mandatin e ri qeverisës, ku në total janë evidentuar 41 premtime. Sipas ndarjes sipas fushave, pjesa më e madhe e premtimeve lidhen me infrastrukturën, ndërsa një pjesë e konsiderueshme me arsimin.
Sipas përmbledhjes së publikuar, për Infrastrukturë – 18 premtime dhe në Arsim 7 premtime. Në nivel vendi, të dhënat e GAP tregojnë se infrastruktura dhe arsimi janë ndër fushat me më së shumti premtime edhe në komunat tjera, duke reflektuar fokusin kryesor të qeverisjes lokale për mandatin 2025–2029.

Instituti GAP ka përmbledhur të gjitha premtimet në platformën elektronike, ku qytetarët mund të shohin detajet dhe të ndjekin progresin e tyre gjatë mandatit.



