Buzhala pajtohet me Rexhën, përqafohen pas përplasjes fizike e ofendimeve me familje ( VIDEO )

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.

Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt për ta goditur në studion e emisionit.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

E pas përplasjes dyshja janë pajtuar dhe janë përqafuar. 

Momenti kur dyshja pajtohet. Shiko videon

Artikuj të tjerë

Back to top button