
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapqevë, në komunën e Malishevë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 shkurt 2026, kur një familjar ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.
Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Raporti i policisë
Fsh. Llapqevë, Malishevë 13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, nga një familjarë i tij, ishte gjetur pa shenja jete brenda në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.



