
Policia e Kosovës ka hartuar një plan të veçantë operativ për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republika e Kosovës. Sipas njoftimit, masat kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas manifestimeve, shkruan Reporteri.net.
PK ka paralajmëruar ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe monitorim të shtuar në të gjithë vendin.
Nga ora 07:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë të kryeqytetit, përfshirë rrugën Fehmi Agani, Luan Haradinaj, Kostra Novakoviq, Tiranës dhe Robert Doll.
Ndërprerjet do të bëhen për shkak të organizimit të aktiviteteve dhe parkimit të autobusëve dhe kamionëve të personelit të sigurisë.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe orientim në rrugë alternative për të shmangur kolonat gjatë zhvillimit të manifestimeve.



