Gjykata Speciale nuk kursehet as në festën e pavarësisë, njofton që më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 27 shkurt do të fillojë gjykimi i dytë ndaj Hashim Thaçit, e ku të përfshirë janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në njoftimin e bërë sot kur Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë së saj.

Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30, dhe të përfundojë në orën 16:00.

Për Thaçin, Smakajn, Kilajn, Fazliun dhe Kuçin më 29 nëntor të 2024-s ishte bërë aktakuza fillestare, kurse u ndryshua më 16 prill të 2025-s.

Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Artikuj të tjerë

Back to top button