Ndarja buxhetore shqyrtohet në tri komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme, tri komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojnë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e këtij viti

Në orën 09:00, në sallën N-302, Komisioni për administratë publike, digjitalizim, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal do të mbajë mbledhjen për shqyrtimin e këtij projektligji.

Ndërkaq, në orën 11:00, në sallën N-10, Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione do të shqyrtojë po ashtu Projektligjin mbi ndarjet buxhetore.

Në orën 13:00, në sallën N-302, Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, pylltari, zhvillim rural, infrastrukturë dhe transport do të diskutojë gjithashtu për ndarjet buxhetore të propozuara për sivjet.

Diskutimet do të vijnë pasi buxheti i vitit 2026 u votua në parim të hënën.

Buxheti i sivjetëm u parashikua të jetë 4 miliardë euro.

Artikuj të tjerë

Back to top button