
Në Shërbimin e Patologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 1,373 PAP teste.
Sipas të dhënave nga ky institucion, në kuadër të programit për skriningun dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës janë realizuar edhe 180 teste shtesë.
PAP testi është një procedurë përmes së cilës merren qeliza nga qafa e mitrës dhe analizohen në laborator për të identifikuar ndryshime jonormale që mund të zhvillohen në kancer.
Testi përdoret për zbulimin e hershëm të kancerit të cerviksit. Nga spitali u bëhet thirrje grave që, pas konsultimit me mjekun gjinekolog, të planifikojnë kryerjen e PAP testit sipas rekomandimeve mjekësore.
Shërbimi i Patologjisë në këtë spital ka filluar punën në vitin 2014. Sipas institucionit, që nga ajo kohë është rritur numri i mostrave të analizuara.



