Avokati i Thaçit-Gjykatësve: ZPS nuk kishte kundërpërgjigje, është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka MisetiQ ka thënë se ZPS të hënën nuk ishte në gjendje të paraqite argumente thelbësore mbrotjese, e ku ai iu drejtua edhe trupit gjykues të cilëve u tha se janë prokurorët e specializuar ata të cilët duan që gjykatësit e Gjykatës Speciale të mos e bëjnë punën e tyre, por të gjejnë provat që vet ZPS nuk arriti t’i gjente.

“Dhe duke qenë se pas kësaj ata nuk ishin në gjendje të paraqesin argumente thelbësore mbrojtëse, ZPS e di përfundimin se kundërpërgjigjet e tyre të hënën, duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, ju dhe gjykatësit. Në të kundërtën, e di që ju do të bëni punën tuaj dhe do të pranoni konsensusin, pra pranimin që provat që keni ju, kemi përshkruar para jush. Në fakt është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e tyre; ata duan që ju të gjeni prova të cilat ata nuk arritën t’i gjenin. Të mërkurën e kaluar dëgjuat mbrojtjen e Thaçit, që bëri disa parashtresa që kanë të bëjnë me aspektet themelore të gjykimit, ku përfshihen ushtarë dhe udhëheqës ligjorë, ku përfshihen udhëheqës politikë dhe ushtarakë. Ne ju thamë që nuk ka asnjë raport nga kryesit e krimeve për Hashim Thaçin, ju thamë se nuk ka prova të besueshme se Hashim Thaçi kishte një rol në përgatitjen dhe shpërndarjen e komunikatave apo deklaratave politike. Ju thamë juve se ZPS-ja nuk ju jep asnjë shpjegim racional dhe logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK pretendojnë të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK po të kishte pasur një zinxhir komandues funksional. Ne ju thamë se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK ishte se Hashim Thaçi nuk dyshohej të ishte i përfshirë në krime lufte dhe nuk dyshohet të ishte i përfshirë në ndonjë politikë të pretenduar që shënjestronte të ashtuquajturit kundërshtarë”, tha ai. Ai ka theksuar se ndonëse ZPS kishte dhe 45 minuta në dispozicion, por ata nuk kishin kundërargumente për deklarata e mbrotjtes.“ZPS të hënën nuk kishte kundërpërgjigje apo argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore. Ata nuk kishin përgjigje. Nuk është që nuk kishin kohë për t’i trajtuar pikat e rëndësishme; ata kishin akoma 45 minuta në dispozicion kur përfunduan edhe kundërargumentet e tyre, por nuk e bënë këtë. Nuk kishin përgjigje. Dhe duke qenë se pas kësaj ata nuk ishin në gjendje të paraqesin argumente thelbësore mbrojtëse, ZPS e di përfundimin se kundërpërgjigjet e tyre të hënën, duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, ju dhe gjykatësit.

“Në të kundërtën, e di që ju do të bëni punën tuaj dhe do të pranoni konsensusin, pra pranimin që provat që keni ju, kemi përshkruar para jush. Në fakt është prokuroria që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e tyre; ata duan që ju të gjeni prova të cilat ata nuk arritën t’i gjenin”, theksoi avokati.

Artikuj të tjerë

Back to top button