Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën

Kjo e diel ka rezultuar fatale për vendin, pasi tre persona humbën jetën në rrethana të ndryshme brenda disa orësh.

Ngjarja e parë u regjistrua në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë.

Rreth orës 18:40, një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Pak minuta më pas, një tjetër rast tragjik ndodhi në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas Policisë së Prishtinës, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësiti rajonal i trafikut.

Bilanci i rëndë i kësaj nate u thellua edhe në Prizren.

Një 44-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pasi kishte rënë nga lartësia. Ai fillimisht u trajtua në Spitalin e Prizrenit dhe më pas u transferua në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Kështu, brenda një nate, tre burra humbën jetën në ngjarje të ndara në vend.

Artikuj të tjerë

Back to top button