Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi

Të dielën mbrëma ka vdekur zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi.
Ngushëllime ka shprehur Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka vlerësuar rolin e të ndjerit si zyrtar policor,
“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Mehdi Ibrahimi, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
I ndjeri pësoi arrest kardiak, me ç’rast edhe vdiq.



