Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi vartës të asnjë ministrie

Pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e Epopesë së UÇK-së, OVL-UÇK ka reaguar ashpër.
Ata thonë se ftesa e dërguar për pjesëmarrje është e papranueshme dhe ka karakter urdhërues.
Kategoritë e dala nga lufta, sipas tyre, nuk janë vartës të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese.
OVL-UÇK thekson se, përkundër këtij veprimi, kanë themeluar Këshillin e tyre përfaqësues dhe do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete që nderojnë dinjitetin dhe rëndësinë historike të Epopesë së UÇK-së.
Ndryshe, ministria e Mbrojtjes sot gjatë ditës reagoi pas deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK, Gazmend Syla për mosftesën në Këshillin Shtetëror për organizimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së. Sipas kësaj ministre, deklaratat e Sylës janë tëpaskata dhe të pabazuara.



