Arrestohet Aco Gjukanoviq vëllai i ish-Presidentit të Malit të Zi

Policia ka arrestuar sot në mëngjes Aco Gjukanoviqin, vëllanë e ish-presidentit të Malit te Zi Milo Gjukanoviq.
Arrestimi është kryer pas kontrolleve të djeshme në pronat e tij në vendbanimin Rastoci në Nikshiq dhe në Podgoricë.
RTCG thotë arrestimi është konfirmuar ndërsa pritet njoftimi i Drejtorisë së Policisë për aksionin.
Gjatë ditës së djeshme policia ka rrethuar ndërtesën në qendër të Podgoricës ku jeton Aco Gjukanoviq. Bastisjet aty raportohet se kanë përfunduar rreth orës 19:00.
Objekti në fjalë ndodhet në rrugën “Vuk Karadžić”, ku janë edhe zyrat e “Prva Banka” në të cilën Aco Gjukanoviq është aksionari më i madh.
Televizioni malazez ka njoftuar se bastisjet dhe arrestimi janë kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë.



