Lindon Emërllahu realizon golin e parë në Superligën e Ukrainës, shënon ndaj Cherkasyt

Mesfushori Lindon Emërllahu ka shënuar golin e parë te Polissya Zhytomyr ndaj liderit LNZ Cherkasy.
Emërllahu realizoi golin e dytë pas 33 minutave lojë për ta dyfishuar epërsinë për mysafirët.
Pasi bashkëlojtari e vodhi topin arriti ta gjente për mrekulli lojtarin dardan, i cili e finalizoi me një goditje të saktë nga afërsia (33’).
Ky është goli i parë zyrtar për Emërllahun në fanellën e skuadrës ukrainase, të cilët po luftojnë për titullin kampion.



