AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Reperi i njohur kosovar, Gramos Krasniqi i njohur si Mossi, raportohet se ka sulmuar gazetarin Burim Pacolli.

Për sulmin kanë reaguar nga AGK.

Njoftimi i plotë:

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon.

Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë.

Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte

Artikuj të tjerë

Back to top button