Istog: Gjendet një trup i pajetë në një pyll, dyshohet se i përket një personi të zhdukur muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Istog, ku është gjetur një trup i pajetë në një zonë pyjore të njohur si “Pylli i Popit”. Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin në rajonin e Istogut, trupi është gjetur nga vëllai i një personi që ishte raportuar i zhdukur muaj më parë.

Burimet bëjnë të ditur se trupi nuk duket të jetë i freskët, çka ngrit dyshimet se personi mund të ketë ndërruar jetë javë apo edhe muaj më parë. Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë nisur procedurat për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Autoritetet pritet që trupin ta dërgojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku përmes ekzaminimeve do të përcaktohet identiteti dhe shkaku i vdekjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button