
Një person është arrestuar në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës, pasi dyshohet se kishte kanosur një person tjetër me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari ia kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar të shtinte në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
“Pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, i dyshuari mashkull kosovar i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar që të gjuajë në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit nga ai është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje



