Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nuk ka komentuar kur është pyetur për pritshmëritë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.

“Unë mendoj që sot, më 8 mars, duhet flasim për të drejtat e grave, për problemet e tyre, për sfidat me të cilat ato ballafaqohen. Për temat tjera, politikave ditore të zhvillimeve në vend, natyrisht që do të kem paraqitje tjetër, ju premtoj për këtë, sepse natyrisht që rrethanat na obligojnë që të japim qëndrime raport me situatën aktuale”, tha ajo për gazetarë./rtk

Artikuj të tjerë

Back to top button