Kosovarët në Itali nga 1 janari 2027 me lehtësira për konvertimin e patentës së shoferit

Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentës së shoferit, duke lehtësuar procedurat për qytetarët kosovarë që jetojnë në Itali, njoftoi Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano.

Në njoftimin e tyre të përbashkët thuhet se përditësimi i marrëveshjes mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Ambasada dhe Konsullata kanë vlerësuar se ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën kosovare.

Artikuj të tjerë

Back to top button