
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 7 marsit 2026 në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
I dyshuari E.I, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëjetuesen e tij B.B e ka goditur atë me shuplakë në fytyrë, pas një debati që lidhej me dyshime për tradhti bashkëshortore.
Gjatë incidentit ka ndërhyrë edhe djali i tyre i mitur, me inicialet E.I, për t’i ndarë, por në atë moment i dyshuari dyshohet se e ka goditur me shuplakë edhe të miturin, por pa i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin, duke deklaruar se ndihen të sigurta dhe janë kthyer në banesën e tyre.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga policia, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.



