
Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj reperit Besat Kelmendi i njohur si Gjesti.
Ai u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Lajmin për kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Këngëtari u arrestua të mërkurën dhe u dërgua në mbajtje, kishte njoftuar policia.
Seanca nis nga ora 09:30.



