Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, policia në kërkim të të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aheng familjar ditën e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur katër gëzhoja të armës.
I dyshuari i njohur për policinë dhe është vënë në kërkim policor.
Njoftimi:
Armëmbajtje pa leje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Prizren, 30 qershor 2024
Me datën 30.06.2024 Stacioni Policor Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës. I dyshuari i rastit i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.
Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!