
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania “Buquku SH.P.K.” në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivele të bakterit Escherichia coli mbi pragun referues.
AUV ka bërë të ditur se produkti në fjalë ka numrin aprovues RKS-144 dhe datën e prodhimit 12.11.2026.“Sipas raportit laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e analizuara janë konstatuar nivele të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit në fjalë dhe tërheqjen e sasive të mbetura në treg”- thuhet në njoftim.Sipas AUV-së, operatori është obliguar që të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa korrigjuese lidhur me higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania “Buquku SH.P.K.” në Pejë, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivele të bakterit Escherichia coli mbi pragun referues.AUV ka bërë të ditur se produkti në fjalë ka numrin aprovues RKS-144 dhe datën e prodhimit 12.11.2026.
“Sipas raportit laboratorik Nr. 5640/2026, mostrat e analizuara janë konstatuar nivele të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi pragun referues të përcaktuar për higjienën e procesit të prodhimit”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Agjencia ka bërë të ditur se rezultatet janë vlerësuar si të pakënaqshme në raport me kriteret e përcaktuara në legjislacionin për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore.“Inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të produktit në fjalë dhe tërheqjen e sasive të mbetura në treg”, thuhet në njoftim.
Sipas AUV-së, operatori është obliguar që të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa korrigjuese lidhur me higjienën e prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.“Prodhimi i këtij produkti nuk do të lejohet të rifillojë deri në eliminimin e mangësive të konstatuara, konfirmimin laboratorik të përmbushjes së kritereve mikrobiologjike dhe riverifikimin e kushteve të prodhimit nga AUV”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar mbikëqyrje të shtuar ndaj operatorëve me jokonformitete të përsëritura.Ministria ka kërkuar gjithashtu rivlerësimin e profilit të tyre të rrezikut dhe verifikimin e efektivitetit të masave të ndërmarra gjatë kontrolleve të mëparshme.AUV ka theksuar se përgjegjësia për respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore bie mbi operatorët që prodhojnë dhe vendosin produkte ushqimore në treg.
Escherichia coli (E. coli) është një bakter që gjendet zakonisht në zorrët e njerëzve dhe kafshëve me gjak të ngrohtë. Shumica e llojeve të këtij bakteri janë të padëmshme, por disa prej tyre, veçanërisht ato që prodhojnë toksinën Shiga (STEC), mund të shkaktojnë sëmundje të rënda përmes ushqimit të kontaminuar.



