Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.

Artikuj të tjerë

Back to top button