Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplasen – pa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç, rreth orës 15:33 pranë kazermës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident u përfshinë dy automjete, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth ores 15:33 ne Lupç të rrethi afer kazermes, Aksident trafiku zë përfshira dy Automjete , aksidenti ka qenë vetem me dëme pa të lenduar”, tha ajo.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.


