Prokuroria autorizon veprime hetimore për sulmet kibernetike ndaj VOX Kosova

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar veprime hetimore për rastin e sulmeve kibernetike ndaj VOX Kosovës. Si pasojë e sulmeve, mediumit i janë mbyllur dy llogari në platformën Facebook, dy në TikTok dhe një në Instagram.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me sulmet kibernetike ndaj Portalit ‘VOX Kosova’, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjetet sociale (dy herë në Facebook, Instagram dhe TikTok), ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore”, thuhet në njoftimin Prokurorisë.

Nga organi i akuzës kanë thënë se veprimet përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit.

Artikuj të tjerë

Back to top button