Keqpërdorimi i imazheve të të rinjëve përmes TikTokut, njihuni me Donik Fazliun i cili po i mbyll ato
Kohëve të fundit po krijohen llogari në rrjetin social “TikTok”, ku po keqpërdoren imazhet e të rinjëve nën moshën 18 vjeçare.
Por këtyre llogarive po i vie fundi pasi që i ri nga qyteti i Lipjanit, Donik Fazliu po i mbyll këto llogari vullnetarisht.
Në një prononcim për TandemPress, Fazliu tregoi që has në vështirësi për mbyllen e këtyre llogarive.
Me këtë punë kam filluar pasi kam mbyllur grupin famkeq “AlbKings”, pasi ne atë grup keqpërdoreshin imazhet e vajzave”, tha Fazliu.
Fazliu është me profesion programer ku sëfundi i është bashkuar kompanisë “SS Group”, ku nga aty filloi hapat e parë.
Tutje ai tha që fillimet kanë qenë të vështira, e që rruga e suksesit nuk është aq e lehtë sa mendojm.
“Unë do të vazhdoj të mbyll edhe në ditët në vijim këto llogari që po e keqpërdoin imazhin e vajzave”, tha Fazliu për TandemPress.