Studençani organizon turnirin tradicional në futboll për nder të Dëshmorëve

Fshati Studençan edhe këtë vit do të organizojë turnirin tradicional në futboll të vogël, në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Kombit, duke bashkuar sportin me respektin për ata që sakrifikuan për lirinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se turniri do të mbledhë ekipe nga zona të ndryshme, duke krijuar një atmosferë garuese dhe njëkohësisht përkujtimore.

Sipas njoftimit, turniri do të zhvillohet në formatin 5+1, ndërsa ekipet e interesuara mund të aplikojnë deri më 1 maj 2026. Po atë ditë do të bëhet edhe tërheqja e shortit.

Garat do të nisin më 3 maj dhe do të zgjasin deri më 24 maj.

Përveç garës sportive, organizatorët kanë paraparë edhe shpërblime të konsiderueshme për ekipet fituese:

• Vendi i parë do të shpërblehet me 3000 euro

• Vendi i dytë me 1000 euro

Pagesa për pjesëmarrje për secilin ekip është 50 euro.

Ndërkaq, edhe këtë vit priten surpriza dhe shpërblime për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjet nga afër.

Të gjitha ekipet e interesuara mund të kontaktojnë në numrat:

+383 49 736 643

+383 49 495 449

Turniri i Studençanit tashmë është shndërruar në një traditë që promovon sportin dhe kujtesën kolektive për dëshmorët e kombit.

Artikuj të tjerë

Back to top button