Sot nafta dy cent më lirë se dje
Nafta sot në Kosovë do të shitet me çmim 1.84 euro, apo 2 cent më lirë se ditën e djeshme.
I njëjti çmim do të jetë edhe për ditën e hënë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, 1 litër benzinë do të shitet për 1.44 euro.
Ndërkaq, një litër gas shitet për 0.89 euro.




