Çështja e presidentit, Nagavci: Kurti po vazhdon angazhimet dhe besoj se do të arrihet një pajtueshmëri

Shefja e GP të VV-së Arbërie Nagavci, tha se kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar angazhimet e tij, deh se në ditët e mbetura, pritet të arrihet një pajtueshmëri edhe një mbështetje, gjithashtu propozime konkrete, edhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit.
“Kryeministri Kurti gjithashtu është duke vazhduar angazhimet e tij, edhe unë besoj që në ditët e mbetura, sepse nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, të arrihet një pajtueshmëri edhe një mbështetje, gjithashtu propozime konkrete, edhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit. pas takimeve që ka pasë së fundmi me kryetarin e LDK-së, Kryeministri Kurti ka bërë prononcimin e tij për media. Besoj që për të gjitha detajet, sapo të ketë diçka të re, do t’i ndajë të dhënat edhe me ju edhe me qytetarët”, tha ajo.



