Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së dënohen për nxitje të përçarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë dënim për zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egon Azemi me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Në vendimin e parë për këtë rast Themelorja e pati liruar Manxhukën nga akuza për nxitje të përçarjes, Azemin e Elshanin i dënoi me nga 6 muaj burgim për kanosje, ndërsa Zenelajn me 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.
Kujtojmë se pas lirimit të Dejan Pantiqit nga paraburgimi, atëkohë i dyshuar për kryerje të veprës terroriste në dhjetor të 2022-ës Azemi shpërndau citatin “tradhtarët, plumbin e kanë hak” e Manxhuka ka shkruar se “ky aktlirim është akt tradhti”.


