MINT shqipton gjoba për KEDS-in rreth njehsorëve me kohë të pasaktë, por nuk tregon sa raste janë evidentuar

Ministria e Industrisë (MINTI) ka shqiptuar gjoba ndaj KEDS-it për njehsorë me afat të skaduar verifikimi.

Kontrollet u kryen pas ankesave të konsumatorëve dhe verifikimeve në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë.

U konstatua se KEDS “nuk ka respektuar afatin e vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë”.

Inspektorati shqiptoi gjoba prej “1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor”.

Megjithatë, nuk u bë e ditur sa njehsorë janë në shkelje, ose sa gjoba të tilla janë dhënë.

Artikuj të tjerë

Back to top button