Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të premten.
Vendimi u mor pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, teksa seanca pritet të nisë në orën 10:00.
Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Gjithashtu gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy këto tema u miratuan në komisionet përkatëse gjatë ditës së sotme./


