Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në fshatin Soçanicë, nën dyshimet për krime lufte.

Arrestimi është kryer nga Njësia për Krime Lufte, ndërsa i dyshuari është dërguar menjëherë në Prishtinë për intervistim.

Lajmin e ka konfirmuar për zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Po, ky person është arrestuar në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detaje pasi në arrestim nuk ka marrë pjesë njësia për rajonin e veriut. Ai është arrestuar nga Njësia për Krime Lufte nga Prishtina, ku më pas është dërguar edhe për intervistim”, ka deklaruar Elshani.

Artikuj të tjerë

Back to top button