
Kosova do të përfaqësohet me gjashtë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorë që mbahet nga 16 deri më 19 prill në Tbilisi të Gjeorgjisë.
EUROPEAN SENIOR CHAMPIONSHIPS 2026!🇬🇪
Më 16-19 prill 2026 në Tbilisi, Georgia do të mbahet European Senior Championships 2026!
Në këtë garë Kosovën do të përfaqësojnë:
🇽🇰Erza Muminoviq -48kg;
🇽🇰Distria Krasniqi -52kg;
🇽🇰Fatjona Kasapi -52kg;
🇽🇰Laura Fazliu -63kg;
🇽🇰Akil Gjakova -73kg;
🇽🇰Dardan Cena -73kg.
Ekipi ynë po udhëhiqet nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.
Kjo garë do të mbledhë gjithsej 400 garues/e, 227 meshkuj dhe 173 femra, nga 46 shtete.
Nesër do të ndeshen Distria, Erza dhe Fatjona kurse të premten ndeshen, Laura, Akili dhe Dardani.



